Berisha ndahet me Hysin

Berisha ndahet me Hysin

  Futbollistit Elhami Berishës i ka humbur durimi dhe vendosi të ndahet me klubin e futbollit Hysi nga Merdari.

Berisha i zhgënjyer vendosi të shkëput kontratën nga kjo skuadër me të cilën bëri emër dhe arriti rezultate të lakmueshme.
“Ka qenë shumë vështirë për mua të marrë një vendim të tillë, por u desh patjetër të bëjë. Durimit i erdhi fundit, sepse nuk qëndrohet vetëm me fjalë premtuese nga kryesia. Kurrë në jetë nuk e kisha besuar se do të vjen dita që të largohem nga Hysi në këtë mënyrë”, ka tha Berisha, i cili është në negociata me disa nga skuadrat elite, por emrat nuk i ka zbuluar, për faktin se nuk ka asgjë konkrete.


Ndersa kryeshefi Ekzekutiv i Hysit, Afrim Macula, çuditet me deklaratat e futbollistit. “Berishën e kemi respektuar së tepërmi. Ai në Hys i ka pasur dyert e hapura dhe ka mundur të ushtrojë çdo funksion. Ka mundur të luajë si futbollist, por nëse s’ka mundur të luajë shkaku i lëndimit, ka pasur mundësi të jetë edhe trajner. Të gjitha kushtet i ka pasur dhe e kemi trajtuar në mënyrë siç është më së miri. Ai i ka “rënë shqelma” të mirës.


Free Web Counter
Free Web Counter